MINSK – Arrestime pas protestës së radhës kundër Lukashenkos

dpatopbilder - 23.08.2020, Belarus, Minsk: Tausende Menschen versammeln sich auf dem Platz der Unabhängigkeit zu einem Protest. Die Demonstranten gehen in der belarussischen Hauptstadt und in anderen Städten auf die Straße und drängen weiterhin auf den Rücktritt von Präsident Lukaschenko. Foto: Dmitri Lovetsky/AP/dpa +++ dpa-Bildfunk +++

MINSK, 22 nëntor /ATSH-AFP/ – Policia bjelloruse arrestoi një duzinë mbështetësish të opozitës bjelloruse, që demonstruan përsëri sot kundër presidentit Alexander Lukashenko për shkak të rizgjedhjes së tij të diskutueshme në fillim të gushtit.

Disa kolona demonstruesish, dhjetëra mijëra njerëz marshuan në lagje të ndryshme të Minskut duke brohoritur “Rroftë Bjellorusia!” dhe valëvitën flamuj të kuq dhe të bardhë, ngjyrat e opozitës.

Oficerët e policisë, automjetet e blinduara dhe ato të ujit me presion u vendosën në një numër të madh pikash në Minsk pak para fillimit të demonstratës.

”Një duzinë demonstruesish u arrestuan nga policia”, sipas qendrës ”Viasna” për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në rrjetet sociale, përdoruesit bjellorusë kanë raportuar përleshje me policinë.

Figura e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya, në mërgim në Lituani, përshëndeti protestën e së dielës si një hap tjetër drejt një “Bjellorusie të lirë dhe të ndershme” në një mesazh mbështetjeje për protestuesit, postuar në Telegram./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.