Kursi i këmbimit në 7 ditë/ Leku i qëndrueshëm ndaj valutave kryesore

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, gjatë javës 16-21 nëntor 2020, monedha vendase Lek ka qenë e qëndrueshme në raport me euron dhe dollarin amerikan, ndërsa ka humbur terren me paundin britanik.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro është këmbyer gjatë kësaj jave në kuotën e 123.71 lekëve.

Ndërsa dollari amerikan është luhatur në këto 7 ditë në vlerën 104.42 lekë.

Monedha britanike është valuta e vetme qe ka shënuar rritje me 1 lekë gjatë kësaj jave. Paundi britanik u këmbye të hënën me 137.74 lekë dhe në fundjavë u ngjit në kuotën 138.46 lekë.

Franga zvicerane ka pësuar ndryshime të lehta me tendencë rritje deri ditën e enjte të kësaj jave, për të regjistruar rënie të ndjeshme ditën e shtunë në vlerën  114.45 lekë, kundrejt vlerës 114.62 lekë që ishte ditën e hënë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.