Fitimi i bankave, 3.5 miliardë lekë gjatë 3-mujorit të tretë 2020

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Bankat tregtare në vend raportuan për rreth 3.5 miliardë lekë, fitim në tremujorin e tretë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e bankave, ky tregues është rritur tre herë, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti.

Ndërkohë që në fund të 9 mujorit 2020, sektori bankar në vend raportoi për rreth 10.7 miliardë lekë fitim.

Megjithëse, në kushtet e situatës së vështirë të krijuar nga pandemia COVID-19, sistemi bankar shqiptarë është me nivele të larta kapitalizimi dhe paraqitet likuid për financimin e tregjeve.

Sipas BSH-së, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit shënoi nivelin optimal 19.1% dhe  raporti i kredive me probleme u raportua i qëndrueshëm në nivelin 8.3%.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.