BM – Johnson konfirmon fundin e lockdown

LONDËR, 22 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kryeministri britanik Boris Johnson po përgatitet të konfirmojë që bllokimi për të frenuar përhapjen e koronavirusit në të gjithë Anglinë do të përfundojë më 2 dhjetor, njoftoi zyra e tij e shtypit.

Lockdown do të pasohet nga një kthim në një seri kufizimesh rajonale me tre nivele si pjesë e “Planit Dimëror COVID” të qeverisë.

Njoftimi zyrtar duhet të bëhet të hënën.

Një zëdhënës i Downing Street tha se kufizimet aktuale “kanë ndihmuar në rikthimin e virusit nën kontroll” dhe “lehtësimin e presionit mbi NHS (Shërbimi Kombëtar i Shëndetit)”.

Sidoqoftë, qeveria ka paralajmëruar gjithashtu se pa kufizime rajonale virusi do të prekte shumë qytetarë, përpara se planet për shpërndarjen e vaksinave dhe testimin masiv të kenë kohë për të hyrë në fuqi./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.