STAMBOLL – Erdogan: G20 duhet të promovojë qasje të drejtë në vaksinën antiCOVID-19

STAMBOLL, 21 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje sot vendeve të G20-s të ndihmojnë në sigurimin e qasjes së drejtë në të gjithë globin në lidhje me vaksinën e parashikuar antiCOVID-19.

“G20 duhet të përgatisë mekanizma që do të garantojnë një qasje të drejtë dhe përdorim të përballueshëm të vaksinës për të gjithë”, tha ai në një samit në internet mes liderëve të G20.

Presidenti shtoi se po ndjek nga afër zhvillimin e vaksinave premtuese nga një firmë gjermane,/ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.