FOTO-Rindërtimi në Durrës/ Shkolla “Vëllezërit Haradinaj”, gati për të mirëpritur nxënësit me kushte optimale

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “Vëllezërit Haradinaj” në Rrashbull, Durrës, do të rihapë dyert për nxënësit me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e komunave europiane.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga këto ambiente ku 521 nxënës dhe 47 fëmijë do nisin mësimin me kushte bashkëkohore në shkollën 9-vjeçare “Vëllezërit Haradinaj” dhe kopshtin me të njëjtin emër.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër shkollë për marshallah, “Vëllezërit Haradinaj” në Rrashbull, Durrës, ju uroj një fundjavë të qetë”, tha Rama.
Shkolla ka sistem termoizolimi me kapotë, infermieri, dhomë psikologu, sistem mbrojtje antizjarr, bibliotekë dhe sallë leximi në dy kate 150 m2.
Po ashtu shkolla është e pajisur me shkallë emergjence, dritare termike, sistem kamerash, sistem ngrohje qendrore etj.
Në kuadër të Programit të Rindërtimit, 143 shkolla të reja me standarde europiane do të jenë gati brenda vitit 2021.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.