FOTO/ Në Ballkonin e Bunës deri më sot janë mbjellë 10.472 pisha

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Hapësirat e gjelbra në vendin tonë po shtohen kudo për ta shndërruar Shqipërinë në një vend turistik dhe ambientalist. Në Ballkonin e Bunës deri më sot janë mbjellë 10.472 pisha nga të rinjtë e ECOmendje.

Lajmin e ka bërë ditur ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili thekson se një përqindje e lartë e tyre do krijojë një pyll me më shumë oksigjen për fëmijët.

“ECOmendje së bashku me dashamirës të qytetit në Ballkonin e Bunës deri më sot kanë mbjellë 10.472 pisha dhe një përqindje e lartë e tyre do bejnë një pyll të mbushur me oksigjen për fëmijët tanë”, shprehet Klosi.

Mbjellja e pemëve në Ballkonin e Bunës bën të mundur dhe mbrojtjen e lumit Buna dhe gjithashtu e kthen zonën në atraksion turistik.

Lumi i Bunës ka një gjatësi prej 44 kilometrash dhe ndodhet në segmentin fundor jugperëndimor të kufirit shqiptaro-malazez. Ky lumë buron nga liqeni i Shkodrës, fare pranë qytetit të Shkodrës ndërmjet kodrës së Kalasë së Rozafës dhe Malit të Taraboshit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.