FOTO-Investime për unazën e re dhe qendrën kulturore në Bulqizë/ Xhaçka: Vëmendja e duhur për qytetin e njerëzve punëdashës

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Qyteti i Bulqizës në verilindje të vendit është kthyer në kantier ndërtimi me ndërtimin e unazës së re të qytetit.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, njëkohësisht drejtuesja politike e qarkut Dibër inspektoi sot punimet që po zhvillohen për unazën e re të qytetit.
“Në Bulqizë, ku ka nisur puna për unazën e re të qytetit dhe qendrën kulturore. Dy projektet janë investime të bashkisë për t’i dhënë vëmendjen e duhur qytetit të njerëzve punëdashës”, tha Xhaçka.
Në Bulqizë ka nisur puna për rikonstruksionin e unazës së sipërme të qytetit, e cila do të kthehet në një shëtitore me trotuare të gjera, gjelbërim e ndriçim.

/m.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.