Fjalë të çmuara/ Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ “Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t’u qëndrojë topave më të fortë”.

Ishte ky citat nga Sami Frashëri që Kryeministri Edi Rama zgjodhi mëngjesin e sotëm për të përçuar mesazhin e tij.

Përmes rubrikës “Fjalë të çmuara”, Rama përzgjedh citate nga kolosët e kombit shqiptar, për të përcjellë çdo mëngjes mesazhe të rëndësishme për qytetarët./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.