COVID-19 – Putin: Një krizë e tillë nuk ka ekzistuar që nga Depresioni i Madh

MOSKË, 21 nëntor /ATSH-ANSA/ – Epidemia e koronavirusit të ri, bllokimi global dhe ngrirja e aktiviteteve ekonomike kanë nisur një krizë ekonomike sistemike që bota bashkëkohore nuk e ka njohur që nga Depresioni i Madh, tha sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë samitit virtual të G20-s.

“Pavarësisht nga disa shenja pozitive, rreziku kryesor është ende e ashtuquajtura papunësi e ndenjur masive, me rritje pasuese të varfërisë dhe problemeve sociale”, shtoi ai.

“Roli i G20-s këtu është ta shmangë këtë”, theksoi Putin, sipas agjencisë së lajmeve “Interfax”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.