Pika doganore e Kapshticës, e mbyllur edhe për automjetet/ Doganat informojnë biznesin

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi sot mbylljen e Pikës Doganore të Kapshticës, duke theksuar se numri i lartë i rasteve me COVID-19 në shtetin fqinj ka çuar në mbylljen nga ana e palës greke te Doganës së Kristalopigi.

“Nisur nga njoftimi zyrtar i autoriteteve të policisë greke në PKK Kristalopigi, që prej datës 20 nëntor 2020 ora 06:00 deri në datën 04 dhjetor 2020 ora 23:59, pika e kalimit Kristalopigi do të jetë totalisht e mbyllur për këmbësorët, automjete, autobuzat dhe kamionët, si në hyrje ashtu dhe në dalje të Greqisë”, bën të ditur DPD.

Dogana Shqiptare do të jetë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin./a.gjonaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.