Pamje nga kantieri tek lagjja e re në rr. ”5 Maji”/ Qendër e re policentrike në kryeqytet

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Në një kohë që shumë familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit po futen në shtëpitë individuale që po rindërtohen kudo në Tiranë, ka nisur puna dhe në kantieret për lagjet e reja.

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj ka publikuar një video nga kantieri te lagjja e re në rrugën “5 Maji”.

“Nisi puna për përgatitjen e kantierit tek lagjja e re rr. ”5 Maji”. Blloku modern “Riverside” i dizenjuar nga Stefano Boeri është konceptuar si komunitet me qindra apartamente, institucione publike  dhe arsimore”, shprehet Veliaj.

Deri në strehimin e tyre në banesat e reja, bashkia e Tiranës i ka mbështetur familjet e prekura duke iu dhënë pagesën kesh të qirasë.

​Lagjja e re e cila do të ndërtohet nga themelet për 11 mijë banorë, do të kthehet në një qendër të re policentrike të Tiranës, me një qasje të re të zhvillimit urban, ekonomik e social, me infrastrukturë moderne dhe akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, nga shkollat e kopshtet tek njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.