Imuniteti pas infektimit me COVID-19

LONDËR, 20 nëntor /ATSH-AFP/ – Personat e prekur nga koronavirusi i ri ka shumë të ngjarë të preken sërish nga COVID-19 gjashtë muaj më vonë, edhe pse rastet e riinfektimit mbeten shumë të rralla, sipas një studimi nga Universiteti britanik i Oxford-it, prezantuar sot.i

Studimet e tyre, që nuk janë vlerësuar ende nga kolegët, bazohen në një studim mes prillit dhe nëntorit 2020 tek 12 180 personel shëndetësor i punësuar në spitalet universitare të Oxford-it.

Personeli shëndetësor është testuar rregullisht për të përcaktuar nëse ata kishin antikorpe dhe nese kishi COVID-19.

“Ky studim që po vazhdon ende duke përfshirë një grup të madh personel shëndetësor ka treguar se një infeksion me COVID-19 ofron mbrojtje kundër riinfektimit për shumicën e njerëzve për të paktën gjashtë muaj”, deklaroi në një komunikatë një nga autorët, profesor David Eyre i Departamentit popullor të Shëndetit në Nuffield në Universitetin e Oxford-it.

“Ne nuk kemi gjetur asnjë infektim të ri simptomatik tek pacientët që ishin testuar pozitivë me antikorpe, ndërkohë që 89 prej atyre që ishin testuar negativ me antikorpe janë prekur nga virusi, me simptoma”, theksoi ai.

“Ky është një lajm i mirë, sepse ne mund të jemi të sigurt, të paktën për një kohë të shkurtër, se shumica e persanave që janë prekur nga COVID-19, nuk do ta kenë më atë”, theksoi ai.

“Nivelet e antikorpeve ulen me kohën, por ky studim i fundit tregon se ekziston një lloj imuniteti tek ata që janë infektuar”, shtoi ai.

Një total prej 1 246 personel shëndetësor ishin pozitivë për antitrupa, por asnjë nuk ka zhvilluar një infektim të ri me COVID-19, të shoqëruar me simptoma.

Më shumë se 56 872 830 raste me COVID-19 janë diagnostikuar në botë që prej fillimit të pandemisë, prej të cilëve 36 274 600 konsiderohen sot të shëruar./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.