Importi i karburanteve/ 436 mijë tonë të zhdoganuara në 10 muaj

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Importi i karburantit gjatë 10-mujorit të parë të vitit shënoi rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave gjatë periudhës janar-tetor janë zhdoganuar 436 204 tonë karburante, nga 428 125 tonë karburante që u zhdoganuan në të njëjtën periudhë të 2019-s.

Të ardhurat e mbledhura në buxhet nga zhdoganimi karburanteve llogariten 21.1 miliardë lekë, duke zënë edhe gati 30% të totalit të të ardhurave të mbledhura nga administrata doganore.

/a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.