Fjalë të çmuara/ Rama përcjell vargjet e Asdrenit

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zgjodhi mëngjesin e sotëm vargje të poetit Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni) për të përçuar mesazhin e tij te qytetarët.

“Sa të dua, o Shqipëri,
sa me mall ndiej e sa dëshirë,
për ty gaz e dashuri
mu në zemër më ka mbirë!

Se për mua, o Atdhe,
je një lule aq e vyer,
sa nuk gjendet përmbi dhe
shpirtin tim për të ushqyer!”.

Ishin këto vargje të poetit të njohur, autorit të himnit kombëtar të Shqipërisë, që Kryeministri Rama zgjodhi mëngjesin e sotëm.

Përmes rubrikës “Fjalë të çmuara”, Rama përzgjedh citate nga kolosët e kombit shqiptar, për të përcjellë çdo mëngjes mesazhe të rëndësishme për qytetarët./m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.