COVID-19 – Turqia regjistron numrin më të lartë të vdekjeve ditore

ANKARA, 20 nëntor /ATSH-AFP/ – Turqia raportoi sot 141 vdekje të lidhura me COVID-19 në 24 orët e fundit, një rekord në këtë vend, pak para hyrjes në fuqi të kufizimeve që synojnë të ndalojnë përhapjen e epidemisë.

Vdekjet e reja të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë e çuan numrin e e përgjithshëm në 12 084 në më shumë se 435 000 raste të regjistruara zyrtarisht.

Rekordi i mëparshëm i vdekjeve u regjistrua më 19 prill me 127.

Gjatë njoftimit për kufizimet, presidenti Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi se, nëse epidemia vazhdon të përkeqësohet, qeveria do të detyrohet të marrë në konsideratë masa edhe më të dhimbshme./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.