BRITANI E MADHE – Borxhi publik rritet në 2,08 trilionë stërlina

LONDËR, 20 nëntor /ATSH-DPA/ – Britania e Madhe ka tashmë 2,08 trilionë stërlina (2,76 trilionë dollarë) borxh, pasi qeveria huazoi një shumë rekord parash për të mbështetur sektorin publik në tetor, sipas shifrave të botuara sot nga Zyra për Statistikat Kombëtare.

“Huamarrja u rrit në 22,3 miliardë stërlina muajin e kaluar”, tha institucioni.

“Në shtatë muajt e parë të vitit financiar aktual, huamarrja e sektorit publik vlerësohet të ketë qenë në 2,149 trilion stërlina, 1,691 trilion më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, shtoi zyra e statistikave.

Shifrat nënkuptojnë se borxhi i përgjithshëm është rreth 100 % i PBB-së së vendit.

Më shumë se 200 miliardë paund janë shpenzuar në përpjekje për të ndihmuar ekonominë, që nga fillimi i pandemisë në mars.

Ky është huazimi më i lartë në sektorin publik në BM, nga çdo periudhë tjetër prill-tetor, që nga fillimi i regjistrimeve në 1993./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.