Pipero sqaroi se “kartelat e pacientëve janë në spitale dhe në rast se ka dyshime të bazuara mund të hetohet. Kartela përmban gjithçka lidhet me historikun e sëmundjes së pacientit, të trajtimit në kushtet e spitalit madje edhe të shkakut të humbje së jetës për rastet kur humbin jetën. Çdo kartelë plotësohet me përgjegjësi maksimale deri në momentin e fundit”.
Sipas tij, mund të ketë një keqkuptim ndoshta, në rastet për pacientët që për shumë arsye klinikisht janë Covid, nga ana laboratorike janë Covid, por kur bëhet tamponi rezulton negativ.
“Në të gjithë botën tamponi konfirmon diagnozën. Ndaj themi që në rastet kur klinikisht shenjat janë për Covid, bëhen disa tamponë rresht për të konfirmuar diagnozën. Unë nuk kam të drejtë t’i them asnjë rasti Covid, nëse nuk është konfirmuar nga tamponi”, tha Pipero, ndërsa shpjegoi se, “kjo është bashkëdakordësimi mbarëbotëror për sa i takon konfirmimit të diagnozës”.
Mjeku Pipero dekaroi se “ne vdekjet nuk i fshehim dot. Kur vjen puna për të deklaruar shkakun, e vetmja hapësirë ku mund të ketë aludime është fakti se, nëse nuk e konfirmoj me tampon nuk mund të them me Covid, edhe pse sëmundja është e ngjashme dhe plotëson të gjitha kriteret”.
Ai bëri apel për respektimin e masave antiCovid si nga ana e qytetarëve, ashtu edhe nga ana e subjekteve tregtare, kryesisht bar-kafeve. /j.p/r.e/