TEKNOLOGJI – Hyperloop mund të ndryshojë mënyrën e lëvizjes së botës

LONDER, 19 nëntor /ATSH- ANSA/- Arrihet prova e parë me pasagjerë për trenin ”Hyperloop” , i kompanisë Virgin, i projektuar për të lëvizur një ditë me një mijë kilometra në orë, duke mbuluar një distancë si ajo midis Milanos dhe Romës në rreth 30 minuta.

Zbulimi vjen nga dy menaxherët e projektit në bord: Josh Giegel, bashkëthemeluesi i kompanisë dhe kolegja e tij Sara Luchian që drejton njësinë ‘përvoja e pasagjerëve’. Dy pasagjerët e parë udhëtuan 500 metra për 15 sekonda.

Virgin është grupi i themeluar nga miliarderi britanik Richard Branson.

”Testi tregon se Hyperloop mund të ndryshojë mënyrën e lëvizjes së botës”, thekson me entuziazëm Branson.

Projekti Hyperloop, lindi nga një ide e themeluesit të SpaceX Elon Musk, dhe më pas u zhvillua nga Virgin, i cili fitoi më shumë se 400 milion dollarë.

Udhetimi i parë i shkurtër u krye në shkretëtirën e Nevada afër Las Vegas. Moduli, i quajtur Pegasus, është më shumë si brenda një rakete sesa një makine treni. Automjeti lëviz në një tunel me diametër 3.3 metra, një tub vakumi për të minimizuar fërkimin dhe për të rritur shpejtësinë e ecjes.

Një nga sfidat kryesore të Hyperloop është siguria, duke filluar nga tuneli në të cilin do të duhet të lëvizë.

Qëllimi është të kombinohen teknologjia e ngritjes magnetike dhe tubit të vakumit për të rritur shpejtësinë e ecjes deri në tejkalimin e asaj të automjeteve të tilla si Shanghai Transrapid, treni që lidh qendrën e qytetit kinez me aeroportin e tij ndërkombëtar, i cili mund të arrijë një shpejtësi prej 431 kilometra në orë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.