Progres drejt funksionimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund të vitit/ Kim: Institucionet të vijojnë të punojnë me urgjencë

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u shpreh sot se, dhe 6 javë kanë mbetur për të bërë të mundur funksionimin e Gykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti.

“Është mirë të shohësh progres drejt funksionimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti”, u shpreh ajo.

“6 javë të mbetura – Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë”, theksoi më tej Kim.

Kim falënderoi KED për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. “Faleminderit KED për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar”, u shpreh ambasadorja amerikane

“Liderët duhet të përmbushin premtimin për popullin e Shqipërisë për drejtësi”, përfundoi Kim.

Ambasadorja Kim shpërndau edhe reagimin e saj të datës 19 tetor ku përshëndeste Presidencën dhe Parlamentin për publikimin e listave përkatëve për kandidatët në Gjykatën Kushtetuese.

“Presidenca dhe Parlamenti tani kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetues. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Shqipëria duhet të ketë Gjykatë Kushtetuese deri në fund të vitit”, shprehej Kim në 19 tetor. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.