Manastirliu publikon mesazhin e mjekes Bala: Do mbrojmë shëndetin tuaj, por lufta me COVID-19 nuk fillon në spital

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e prof. Silvana Balës, drejtuese e shërbimit të Pneumologjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Mjekja Balla bën apel për respektimin e masave të thjeshta. Ajo shprehet se lufta bëhet nga çdo person në përditshmërinë e tij.

“Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur shëndetin tuaj. Por të dashur qytetarë, lufta kundër Covid nuk fillon në spital. Ajo bëhet pikësëpari nga çdonjëri prej jush në përditshmërinë tuaj. Mjafton zbatimi i masave të thjeshta, për të qenë një hero: maska, distancimi, higjiena! Bashkë do t’ia dalim”, shprehet mjekja Bala në mesazhin e publikuar nga ministrja Manastirliu. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.