Kursi i këmbimit/ Leku forcohet lehtë në raport me euron

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten monedha vendase lek u forcua lehtë në raport me euron, ndërsa humbi terren me dollarin amerikan krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 104,73 lekë ose 0,41 lekë më shumë se ditën e mërkurë, duke shënuar një “ringritje” pas rënies që pësojë për tre ditë me radhë që prej fillimit të kësaj jave.
Euroja ka pësuar një rënie të lehtë me 0,01 lekë dhe këmbehet me 123,80 lekë.
Ndërsa paundi britanik ka thelluar dobësimin e pozitave me 0,26 lekë dhe këmbehet me 138,35 lekë dhe franga zvicerane këmbehet me 114,66 lekë ose 0,02 lekë më shumë se një ditë më parë. /j.p/r.e/
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 104.73 +0.41
Euro EUR 123.80 -0.01
Poundi Britanik GBP 138.35 -0.26
Franga Zvicerane CHF 114.66 +0.02
Jeni Japonez (100) JPY 100.52 +0.05
Dollari Australian AUD 76.04 -0.35
Dollari Kanadez CAD 79.85 -0.03
Korona Suedeze SEK 12.11 -0.04
Korona Norvegjeze NOK 11.54 -0.02
Korona Daneze DKK 16.62 -0.02
SDR SDR 149.31 +0.62
Ari(OZ 1) XAU 194588.34 -1,109.72
Argjend(OZ 1) XAG 2496.76 -54.91
Juani Kinez (onshore) CNY 15.90 -0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 15.90 -0.04
Lira Turke TRY 13.62 +0.11
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.