Festat e nëntorit, Manastirliu: Shmangni grumbullimet, patriot është ai ruan veten dhe familjen

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në prag të festave të nëntorit u ka drejtuar një apel qytetarëve që të vijojnë të zbatojnë rregullat për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Manastirliu tha se në këtë situatë, patriot është ai që rri në shtëpi duke shmangur grumbullimet.

“Do të jemi shpejt në një periudhë festash të Nëntorit, të gjithë duhet ta vendosim në plan të parë, një element shumë të rëndësishëm kufizimin e kontakteve. Patriot do të jetë ai që do të dojë veten dhe të afërmin duke ndenjur pranë familjes. Kjo është ndihma”, tha Manastirliu gjatë një komunikimi me median.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.