TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim tha sot se Shqipëria mund të luftojë abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve duke zbatuar ligjin dhe duke punuar me shoqërinë civile.
Në një mesazh në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, ambasadorja Kim tha se “vendosni kriminelët në burg dhe lërini fëmijët të jenë fëmijë”.
“Në Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve ne kujtojmë detyrën tonë, për të krijuar një vend të sigurtë për rritjen e fëmijëve. Shqipëria mund të luftojë abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve duke zbatuar ligjin dhe duke punuar me shoqërinë civile. Vendosni kriminelët në burg dhe lërini fëmijët të jenë fëmijë”, theksoi Kim. /k.s/j.p/r.e/