Cikalleshi i dhuron fanellën e fitores Veliajt, kryebashkiaku: Me djalin më të mirë të Kavajës  

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ -Pas fitores spektakolare dje ndaj Bjellorusisë që na ngjiti në krye të grupit,  njeriu i ndeshjes Sokol Cikalleshi i ka dhuruar fanellën kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Veliaj e vlerëson goleadorin kuqezi nga Kavaja shembull për të gjithë se njeriu i drejtë e i përkushtuar mund të jetë dhe lojtar, dhe qytetar, dhe familjar i shkëlqyer.

“Me djalin më të mirë të Kavajës dhe goleadorin unik të Kuqezinjve, vëllain tim të vogël Sokol Cikalleshi pas fitores mbrëmë. Koli është shembull për të gjithë se njeriu i drejtë e i përkushtuar mund të jetë dhe lojtar, dhe qytetar, dhe familjar i shkëlqyer”, shprehet Veliaj.

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-2 në ndeshjen e luajtur dje përballë Bjellorusisë, duke u renditur e para në grupin e saj dhe Cikalleshi shënoi dy gola. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.