BRUKSEL – IOM: BE t’u garantojë migrantëve qasje në vaksina

BRUKSEL, 19 nëntor /ATSH-AFP/ – Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Antonio Vitorino, i bëri sot thirrje Bashkimit Europian që të garantojë qasje në vaksinat e ardhshme antiCOVID-19 për migrantët e pranishëm në territorin e saj.

“Sfida me të cilën përballen shtetet anëtare të BE-së është të sigurojnë qasje në vaksina për të gjithë personat në territorin e tyre, jo vetëm për shtetasit e tyre, por edhe për të gjithë refugjatët, të zhvendosurit dhe migrantët që janë në Europë”, tha zyrtari gjatë një videokonference për Migracionin dhe Azilin në Europë.

“Nuk është vetëm çështje e mbrojtjes së të drejtave të njeriut të këtyre migrantëve, por edhe çështje e sigurisë shëndetësore dhe mirëqenies së të gjitha popullatave të vendeve pritëse”, shtoi ai.

Vitorino i nxiti europianët, të cilët janë të përfshirë në diskutime të vështira mbi një propozim për të reformuar politikën e tyre të migrimit, i propozuar nga KE, për të ngritur një sistem të qëndrueshëm për shpëtimin në det dhe zbarkimin e migrantëve, pas fataliteteve të reja në det./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.