ZVICËR – Ezaurohen të gjitha kapacitetet në terapinë intensive

GJENEVË, 18 nëntor /ATSH-ANSA/ – Zvicra njoftoi se 876 shtretër të terapisë intensive, të çertifikuar dhe të njohur nga Shoqëria zvicerane e Mjekësisë Intensive janë praktikisht të gjithë të zënë për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 , sipas një njoftimi nga kompania të publikuar në internet.

Praktikisht vendi ka mbërritur kapacitetin maksimal në këto njësi.

Alarmin e dha vetë shoqata kombëtare e mjekëve, e cila i nxiti njerëzit më të rrezikuar të lënë një shënim me shkrim ku të shpjegojnë nëse pranojnë të vendosen në intubim.

Zvicra ka shënuar rekorde të reja ditore këto javët e fundit me koronavirusin e ri (COVID-19) duke shkaktuar shqetësime për një rritje të infeksioneve.

Sipas zyrës federale zvicerane të Shëndetit Publik, rastet COVID-19 kanë kulmuar gjatë pesë ditëve të fundit, duke arritur në nivelin më të lartë që nga shpërthimi i pandemisë.

Që nga shpërthimi i pandemisë, numri i personave të infektuar me koronavirus në vend ka arritur në 60 368, përfshirë 1 793 vdekje.

Në këtë vend me rreth 8,5 milionë banorë, janë kryer gjithsej 1,47 milionë teste të dyshuara.

Vendi me 8,5 milionë banorë, është duke përjetuar një shpërthim të ri të infeksionit me më shumë se 83 500 raste të raportuara që prej datës 3 nëntor./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.