SHBA – Trump shkarkon shefin e sigurisë kibernetike

UASHINGTON, 18 nëntor /ATSH-AA/- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka shkarkuar zyrtarin më të lartë të sigurisë kibernetike mbi një deklaratë që ai bëri në lidhje me zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Në një postim në Twitter, Trump tha se Chris Krebs, drejtori i Departamentit të Sigurisë Kibernetike dhe Agjencisë së Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) është shkarkuar menjëherë”.

Shkarkimi i tij vjen disa ditë pasi CISA tha se gara presidenciale ishte më e sigurta në historinë e SHBA-ve, një deklaratë që Trump e ka kontestuar prej kohësh që nga fillimi i numërimit të votave.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.