SHBA – Mbi 39 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

NJU JORK, 18 nëntor /ATSH-AA/ – Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 39 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 39 002 391 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin.

Në të njëjtën kohë tre vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë, janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (8 335 109), SHBA-ja (7 087 796) dhe Brazili (5 361 592), ndërsa pas saj radhiten Rusia (1 501 083), Argjentina (1 148 833) dhe Kolumbia (1 118 902).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të shëruarve që prej 9 nëntorit ka arritur në 359 063.

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 55 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1 milion e 344 mijë të vdekur. / /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.