Prefektja e Shkodrës mbledh taskforcën antiCovid: Shtoni kontrollet në terren

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Prefektja e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, mblodhi taskforcën antiCovid në zbatim të urdhërit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për ndalimin e grumbullimit në vende të mbyllura dhe të hapura”.
Në cilësinë e kryetares së taskforcës vendore antiCovid, prefektja Angoni, i kërkoi drejtuesve të institucioneve, anëtare të taskforcës të shtrëngojnë masat ndaj të gjithë subjekteve dhe institucionve e bashkive nē zbatim të urdhërit.
“Të koordinohet puna e inspektoriateve dhe institucioneve dhe të shtoni kontrollet në terren dhe bashkërendoni punën në zbatim të gjithë detyrimeve që parashikohen në urdhëra”, u shpreh Angoni.
Në këtë kuadēr, Institucioni i Prefektit ka ngritur një grup pune i cili do monitorojë në terren, veprimtarinë e institucioneve dhe inspektoriateve në zbatim të këtyre urdhëriave dhe protokolleve anticovid.
Në përmbyllje të takimit u diskutua mbi urdhërin e Departamentit të Administratës Publike që përcakton qartë rregullat bazë të funksionimit të gjitha institucioneve në respektim të masave antiCovid./k.s/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.