Ndryshimi si dita me natën në Pediatrinë e re të Durrësit/ Infermieret: Kushte të mrekullueshme për t’u shërbyer pacientëve të vegjël


Tiranë, 18 nëntor/ATSH/ Sot inaugurohet pediatria e re e Durrësit, e cila pas rikonstruksionit ofron kushte më të favorshme dhe cilësore për fëmijët, për mjekët dhe infermierët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë emocionet e para të infermierëve të cilat nga sot do t’u shërbejnë fëmijëve të Durrësit në kushte shumë më të mira.

“Jam prej 28 vitesh punonjëse në pediatrisë së Durrësit dhe sot më është realizuar një ëndërr që unë t’u shërbej me kushte shumë të mira fëmijëve të Durrësit”, thotë një nga infermieret e pediatrisë

“Kam 30 vite që punoj në pediatrinë infektive. Është një mrekulli. Do të thosha vetëm dy fjalë: no comment, kushtet janë të mrekullueshme. Tani vetëm shërbim”, shprehet një tjetër.

“U bënë disa vite që jam punonjëse e pediatrisë të spitalit të Durrësit. Kam qenë në pediatrinë e vjetër dhe sot jemi këtu. Ndryshimi është si nata me ditën në krahasim me kushtet që kemi pasur dhe ato që kemi sot përballë. Është një mrekulli vërtet. Çdo gjë është me standarde europiane. Çdo gjë është e bukur”,  tha një tjetër punonjëse.

Ndërsa një infermiere e sapopunësuar përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë” thotë se është e lumtur që do të punojë në kushte të tilla.

“Tani kam filluar punë nga portali “Infermierë për Shqipërinë dhe jam shumë e lumtur që po punoj në kushte të tilla”, tha ajo. /k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.