JAPONI – Vendi drejt masave kufizuese pas rritjes rekord të rasteve me COVID-19

TOKIO, 18 nëntor /ATSH-ANSA/- Rastet e koronavirusit të regjistruara në Tokio në 24 orët e fundit kanë arritur një rekord prej 493 të prekur nga COVID-19, numri më i lartë që nga 1 gushti, njoftoi “The Guardian”.

Autoritetet e qytetit po shqyrtojnë nëse do të rrisin nivelin e alarmit në të katërtin,  niveli më i lartë, duke shtrënguar kështu masat anti-Covid.

“Vendimi do të shpallet nesër”, sipas gazetës Nikkei.

Një javë më parë, autoritetet japoneze kishin paralajmëruar për mbërritjen e valës së tretë të COVID-19, dhe po shqyrtonin masat që duhet të ndërmernin.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.