TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Mjekët e infermierët të specialiteteve të ndryshme, pjesë e Forcave të Armatosura kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këto kohë pandemie.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, falënderoi sot bluzat e bardha të FA-së për punën e tyre në frontin e parë të luftës me COVID-19.
“Të palodhur, të përkushtuar, në front të parë të luftës me COVID-19 por edhe të çdo shërbimi shëndetësor për komunitetin. Mirënjohje e respekt për të gjitha bluzat e bardha të Forcave tona të Armatosura, të cilët janë shtylla e fortë e mbështetjes për çdo efektiv të FA e familjeve të tyre, por edhe për çdo qytetar të vendit tonë në këto kohë të vështira”, theksoi Xhaçka./k.s/j.p/r.e/