BRAZIL – Rekord rastesh me COVID-19, spitalet të mbingarkuara

RIO DE ZHANEIRO, 18 nëntor /ATSH-ANSA/ – Tashmë prekur rëndë nga koronavirusi, Brazili, vendi i dytë më i prekur në botë, ka regjistruar një rritje të shtrimeve në spital duke rritur frikën për një valë të dytë të ngjashme, që ka pushtuar tashmë Europën dhe SHBA-në.

Në këtë vend me 212 milionë banorë, është tejkaluar shifra prej 5,9 milionë të infektuar me koronavirus, me një rritje prej 71% të numrit mesatar të rasteve ditore, megjithëse ekspertët ende përjashtojnë ardhjen e një vale të dytë të pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 32 262 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5 909 002.

Mesatarja lëvizëse e të infektuarve dje ishte 29,674, një shifër që përfaqëson një rritje prej 71% krahasuar me mesataren e vërejtur dy javë më parë.

Rritja e numrit të pacientëve të rinj është vërejtur në disa shtete, përfshirë Sao Paulon, më i prekuri nga pandemia si për nga a numri i vdekjeve ashtu dhe i infeksioneve.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë njoftuar 676 të vdekur duke e çuar numrin total në 166 743./ /ec/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.