Basha: Qytetarëve shqiptarë i duhet një qeveri që punon për ta

TIRANË, 18 nëntor /ATSH – I. Vata/ Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me gjendjen e pandemisë në vend duke akuzuar kryeministrin se nuk merret me situatën në vend por rri në Instagram.

Sipas Bashës,  Shqipërisë i duhet një qeveri që nuk rri në Instagram, por në vijën e parë të luftës me COVID-19.

Ai tha se qytetarëve shqiptarë u duhet një qeveri që punon për ta.

“Një qeveri që nuk merret me dallavere politike, por që siguron ndihmë ekonomike për çdo familje. Një qeverisje që nuk e shpenzon kohën në Instagram, por që është në vijën e parë të luftës me COVID-19. Një qeveri që ndez dritën e shpresës për shqiptarët. Qeveria që ne do të ndërtojmë”, tha ai.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.