Basha: Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ “Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Për familjet tuaja. Një qeveri që nuk e kalon gjithë kohën me politikë, por duke i dhënë ndihmë financiare çdo familje. Një qeveri që nuk merret me Instagramin gjithë ditën, por me mposhtjen e pandemisë. Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për të gjithë”, u shpreh kryetari i Partië Demokratike, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me biznesmenin Gjok Bunaj.

“7 vite ekonomia nuk ka akreditim. Akreditimin më të ulët. Dolën shifrat e FMN-së, ka akreditimin më të ulët Shqipëria nga të gjitha vendet e Ballkanit. Ekonomia është në krizë. Kur ekonominë e ke në krizë, kur bizneset i ke në falimentim, pastaj sigurisht nuk jep ndihmë për njerëzit. Dhe i ka lënë dhe njerëzit në pikë të hallit”, tha Basha.

“Pandemia ka bërë të vetën, kriza ekonomike ka bërë të vetën. Në vend që t’i marri lekët të ndihmojë njerëzit, s’ju ka dhënë absolutisht as një të tretën e atyre që kanë marrë vendet e tjera të rajonit. S’po krahasohemi me vendet e Europës, jemi nën një përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto që ka shpërndarë lekë për njerëzit. Ka dhënë lekë shumë të tjerëve, miliona, njerëzve s’ju ka dhënë, biznesin se ka ndihmuar. Tani problemi është kur falimenton ti, falimentojnë praktikisht 7 familje. Kështu nuk vazhdohet më”, theksoi Basha.

“Ne duhet të rrëzojmë këtë sistem të korruptuar. Ne duhet të ndryshojmë këtë sistem. Duhet ti kthejmë shpresën Shqipërisë. T’i japim një shpresë të re Shqipërisë. Dhe me gjithë energjitë tona të bëjmë të mundur atë që bën çdo vend tjetër i rajonit. Që paratë e shqiptarëve të shkojnë për të ndihmuar njerëzit, familjet në nevojë dhe biznesin. Të japin kredi me kushte të favorshme për biznesin që është në vështirësi dhe për shkak të pandemisë”, u shpreh kreu i PD.

“Të jemi të gjithë bashkë dhe ta mposhtim këtë të keqe. Dhe të ketë një qeveri që punon për njerëzit. Të kemi një qeveri që punon për sipërmarrjen, të punojmë për qytetarët që kanë nevojë për ndihmë, të ofrojnë ndihmë financiare për çdo familje shqiptare dhe të ndihmojnë biznesin për të dalë nga kjo krizë”, tha Basha. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.