AUSTRALI – Kufizim gjashtëditor për frenimin e COVID-19

ADELAIDE, 18 nëntor /ATSH-AFP/ – Shteti i Australisë Jugore njoftoi sot vendosjen duke filluar nga sot në mesnatë të një kufizimi gjashtë ditor në kryeqytetin e Adelajdes në përpjekje për të frenuar shpërthimin e rasteve të reja me koronavirus.

Shkollat, restorantet dhe uzinat duhet të mbyllen dhe banorët në të gjithë shtetin duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Këto masa erdhën pas shfaqjes së dy rasteve të reja në lidhje me një vatër koronavirusi të zbuluar në një hotel të Adelajdes, ku persona të ardhur nga jashtë po kryenin karantinën e tyre.

Qyteti numëron në total 22 persona të kontaminuar.

Ceremonitë martesore dhe mortore janë të ndaluara dhe mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme në publik në këtë shtet që nuk kishte regjistruar shumë raste që prej prillit.

FLuturimet ndërkombëtare me destinacion qytetin janë pezulluar gjithashtu.

Australia në përgjithësi ka arritur të menaxhojë pandeminë COVID-19 më mirë se pothuajse çdo vend në botë me 27 700 raste dhe 907 viktima./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.