Romina Kuko në krye të Këshillit Bashkiak: Bashkë do vazhdojmë punët e mira të Tiranës

TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ Romina Kuko do të jetë në krye të këshillit bashkiak të Tiranës, pas largimit të Toni Gogut, i cili u vendos në postin e prefektit të Tiranës. Kuko, e cila e ka konfirmuar vetë këtë lajm, është shprehur e vlerësuar për besimin që i është dhënë.

Kuko shprehet se për të është nder dhe privilegj që mban këtë detyrë.

“Nder dhe privilegj vlerësimi dhe besimi për të shërbyer si Kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë; duke pasuar një koleg të çmuar si Toni Gogu dhe me ekipin e kolegëve këshilltarë të spikatur, besimplotë se bashkë do vazhdojmë punët e mira të Tiranës sonë”, shprehet Kuko.

Romina Kuko ka qenë zëvendësministre e Brendshme që prej tetorit të vitit 2017. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.