Reja: Ndeshja me Bjellorusinë një finale, vlejnë vetëm 3 pikët

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja zhvilloi konferencën zyrtare për media një ditë përpara ndeshjes me Bjellorusinë, të cilën e cilësoi si një finale.

Trajneri Reja në konferencën e mbajtur sot foli edhe për ndeshjen kundër Kazakistanit, rezultatin e marrë, rastet e shpërdoruara dhe gabimet e bëra nga ekipi.

“Rezultati sigurisht është i rëndësishëm sepse përmes rezultateve ne rritemi. Por gabimet gjithmonë i kemi analizuar edhe në ndeshjet e tjera kur duket sikur kemi luajtur mirë por sigurisht kemi bërë gabime, jo thjesht në fazën ofensive, por edhe në mënyrën se si ka luajtur skuadra. Ne kërkojmë të përmirësojmë çdo gjë pas çdo ndeshje kështu që është proces normal. Bëhet e vështirë për të pasur vështirësi në këtë moment kur duhet t’i japim mundësi karakteristikave të ndryshme të lojtarëve, apo lojtarëve të ndryshëm gjatë gjithë kohës”, tha ai.

“Në çdo ndeshje kemi qenë të ndryshuar të ndryshojmë skuadër dhe pavarësisht kësaj ne kemi arritur të krijojmë një koncept për lojën tonë. Nuk kemi bërë ndeshje të jashtëzakonshme, por kemi marrë rezultate të mira. Ne kishim si objektiv të fitonim një ndeshje të paktën ndaj Kazakistanit, në transfertë apo Lituanisë, por kjo gjë nuk ndodhi. Por edhe atje bëmë disa gabime por gjithsesi ne tani e kemi shansin të arrijmë vendin e parë nëse mundim Bjellorusinë, sigurisht mund t’ia arrijmë objektivit. Sigurisht ndodh që të bëjmë edhe gabime, por ne do përpiqemi të eliminojmë çdo gabim të mundshëm në këtë fazë të edicionit”, u shpreh Reja.

Më tej tekniku kuqezi foli për formacionin e mundshëm, lojtarët që do të mungojnë dhe lojtarët që mund të luajnë.

“Kemi vetëm penalizimin e Abrashit, i cili është i s’kualifikuar dhe kandidati i mundshëm është Laçi i cili ishte i s’kualifikuar. Nuk mendoj të bëj ndryshime të mëdha për pjesën tjetër të skuadrës. Në fazën mbrojtëse kam 3 lojtarë që i kam të gatshëm, nuk është se do bëj shumë ndryshime, ndërsa në mesfushë do shikoj se si do rrjedhin gjërat dhe do marr një vendim pastaj se si do vendosemi në fushë. Të gjithë ndihen mirë, janë të rikuperuar dhe nuk kemi probleme, kështu që përsa i përket formacionit do vendosim nesër në mëngjes. E rëndësishme është që ata që do të zbresin në fushë të bëjnë më të mirën”.

Për përballjen me Bjellorusinë, Reja theksoi se kjo është një ndeshje finale dhe u shpreh i bindur se ekipi do të bëjë një ndeshje të mirë.

“Nuk mund të bëj konsiderata për ndeshjet e kaluara. Kjo është një ndeshje e veçantë sepse është një finale. Flitet për tension dhe presion te lojtarëve. Sigurisht ne duhet të kemi presionin e duhur dhe jo të shqetësohemi. Duhet të jenë të qetë dhe mos të kenë presione të veçanta. Kemi siguri, kemi punuar mirë. Nuk duhet të ndjejnë peshën e përgjegjësisë. Duhet të kenë besimin e njerëzve dhe të stafit teknik, duhet të jenë të qetë. Presioni është pjesë e futbollit. Ne kemi cilësinë e duhur për të bërë një ndeshje të mirë. Presioni ndonjëherë të ndihmon edhe të përqendrohesh. Jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje të mirë. Mos të bëjmë gabime, të nisemi me nxitim, duhet të kemi agresivitet, duhet të kemi ekuilibër”, theksoi ai.

“Ndeshjet zgjasin 90 minuta, nuk duhet të humbasim ekuilibrin sepse është një skuadër që mbyllet shumë mirë dhe ka një kundërsulm të shpejtë. Ne e kemi detyrë mos t’i japim këto lloj hapësirash, duhet të përdorim kokën në këto ndeshje, duhet të jemi të aftë të aftë të vlerësojmë në fushë se si do ta menaxhojmë ndeshjen, sipas situatave që do të krijohen. Janë ndeshje të veçanta nga pikëpamja taktike dhe efikasiteti. Nëse ruajmë ekuilibrin dhe bëjmë gjëra që dimë të bëjmë më mirë do bëjmë një paraqitje të mirë. Nëse nuk do kemi ekuilibër dhe rezultati do jetë i mirë”, tha ai.

Kombëtarja jonë do të zhvillojë ditën e nesërme ndeshjen e fundit të vlefshme për Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë në orën 16:00 dhe në rast fitoreje, ajo do të ngjitet në vendin e parë të grupit 4, në Ligën C. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.