GJERMANI- Merkel: COVID-19 sfida e shekullit, vendimet politike shumë të ngadalta

BERLIN, 17 nëntor /ATSH-ANSA/- Në një koment mbi samitin e djeshëm me ministrat dhe presidentët të landeve gjermane, kancelarja Angela Merkel pranoi se vendimet politike për krizën e koronavirusit janë shumë të ngadalta.

“Unë gjithmonë do të jem këmbëngulëse e paduruar në këtë çështje”, deklaroi Merkel në një fjalim në konferencën e organizuar nga Suddeutsche Zeitung.

“Kushdo që vepron i pari gjithashtu mund të dalë nga kufizimet më herët. Koronavirusi është sfida e shekullit që do të angazhojë të gjithë botën”, theksoi kancelarja.

”Virusi i çon njerëzit në diçka çnjerëzore, si distancimi nga njëri-tjetrin”, shtoi ajo. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.