Deklarata e Bashës/ Fuga: Vetëm mohon edhe ç’thonë dëshmitarët

TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha që i cilëson trillime dhe gënjeshtra akuzat e disa dëshmitarëve lidhur me masakrën e Krushës së Madhe.

Fuga thekson se Basha gjen kohë për të folur për ekonominë dhe pandeminë, por jo 5 minuta për të folur për veten.

“Flet për ekonominë e për pandeminë dhe shumë mirë bën që flet. Po 5 minuta për të sqaruar pozicionin e vet si nuk i gjeti xhanëm? Se ky vetëm mohon, edhe ç’thotë ish-shefi i vet, edhe ç’thonë dokumentet ku ka punuar, edhe ç’thonë dëshmitarët. Të gjithë gënjekan, përveç Lulit”, shprehet Fuga. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.