COVID-19/ Roli i qytetarit i rëndësishëm për të mos shkuar në ezaurim të kapacitetit fizik të bluzave të bardha

TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ Koordinatori i Reanimacionit për COVID-19, Krenar Lilaj vuri theksin te roli i qytetarit për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Sipas tij duhet të jenë qytetarët ata që fillimisht duhet të bëjnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet masat, më pas bluzat e bardha do të jenë aty, në çdo rast për t’i mjekuar.

Por, tha ai, roli i qytetarit është i rëndësishëm për të mos shkuar në një ezaurim të kapacitetit fizik të bluzave të bardha.

Lilaj gjatë një bisede në një nga studiot televizive në vend, tregoi rastet më të dhimbshme që ka përjetuar gjatë pandemisë.

Rasti më i rëndë, theksoi ai ishte vdekja e gruas 28 vjeçare shtazënë një ditë më parë për shkak të komplikacioneve nga Covidi.

“Eksperienca të dhimbshme ka shumë. Por ajo që më ka mbetur në mend është ajo e djeshmja. Ku dy mjeke të reja ranimatore qanin kur humbi jetën gruaja shtatzënë. Ishte shumë e dhimbshme. Një eksperiencë tjetër ka qenë një mjeke infeksioniste që do të merrte turnin dhe qante nga ngarkesa e madhe emocionale kur shikonte aq shumë të sëmurë që vinin në urgjencë. Ishte fundjavë, janë situata mjaftë të vështira që nuk i harron në jetë. Janë të rënda. Insistoj që njerëzit të ruajnë vetveten, ne jemi aty dhe këtë punë do ta bëjmë por duhet të ruhet edhe ezaurimi fizik i bluzave të bardha”, tha mjeku.

Ai kërkoi forcimin e masave për parandalimin e përhapejs së COVID-19./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.