BRUKSEL – BE shpërndan kreditë e programit SURE për vendet anëtare

BRUKSEL, 17 nëntor /ATSH-AA/ – Bashkimi Europian njoftoi sot shpërndarjen e huave për vendet anëtare, Lituaninë, Greqinë, Italinë, Spanjën, Letoninë, Kroacinë, Maltën, Slloveninë dhe Administratën Qipriote Greke nën Mbështetjen për të zbutur Rreziqet e Papunësisë të Programit të Urgjencës (SURE).

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i njoftoi këto hua nëpërmjet një sërë postimesh në Twitter.

Lituania do të marrë 302 milionë euro nën programin SURE.

“Letonia do të marrë 120 milionë euro në kredi nën instrumentin e SURE të BE-së. Kjo do të ndihmojë në mbrojtjen e vendeve të punës gjatë pandemisë dhe do të mbështesë jetesën e vendit në këto kohë të vështira”, shkroi ajo në Tëitter.

Letonia do të marrë mbështetje financiare prej 192 milionë eurosh.

“Italia do të marrë 6,5 miliardë euro nga kreditë e SURE”, bëri të ditur von der Leyen, duke shtuar se më shumë fonde do të mbërrijnë së shpejti.

Spanja do të marrë katër miliardë euro.

Greqia do të marrë dy miliardë euro kredi dhe së shpejti do të marrë edhe 700 milion euro të tjera.

Sllovenia do të marrë, fillimisht, 200 milionë euro,  për të ruajtur vendet e punës gjatë pandemisë, që do të ndiqet nga më shumë se një miliard euro të tjera.

“Kroacia do të marrë 500 milionë euro sot dhe 500 milione euro në të ardhmen e afërt, kurse Malta 120 milionë euro dhe 124 milionë euro shtesë”, vazhdoi kreu i ekzekutiivit të BE-së.

Administrata Qipriote Greke do të marrë 250 milionë euro sot dhe një total prej 479 milionë eurosh nga programi SURE.

SURE u aktivizua më 22 shtator, me qëllim që vendet anëtare të zbusin pasojat e COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.