PORTUGALI – INE: Virusi ka shkaktuar kolapsin e turizmit

LISBONË, 16 nëntor /ATSH-AFP/ – Portugalia priti gati 10 milionë më pak turistë të huaj midis janarit dhe shtatorit, sesa gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, për shkak të krizës shëndetësore, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Statistikave (INE).

“Kjo përfaqëson një kolaps me 73,8 % të frekuentimit të turistëve të huaj, në një vend ku turizmi përfaqëson 8.7% të PBB-së”, tha institucioni.

Në total, sektori portugez i hoteleve priti 8,7 milionë persona gjatë nëntë muajve, që përfaqëson një rënie me 59,3% të numrit të turistëve dhe një kolaps në qarkullimin e tij prej 64,5% ose në 1,23 miliardë euro.

Numri i turistëve të huaj ra në 3,4 milionë, nga 13 milionë midis janarit dhe shtatorit 2019./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.