MOLDAVI – Maia Sandu fiton zgjedhjet presidenciale

KISHINEV, 16 nëntor /ATSH-DPA/- Kreu i opozitës pro-europiane Maia Sandu fitoi zgjedhjet presidencial të Moldavisë me 56% të votave, deklaroi Komisioni Qendror Zgjedhor i vendit.

Presidenti pro-rus, Igor Dodon siguroi 43% të votave pasi u numëruan 99% e tyre, sipas rezultateve fillestare.

Ish-republika sovjetike në Europën Lindore midis Ukrainës dhe Rumanisë, Moldavia ka qenë prej kohësh e ndarë midis aspiratave për integrim më të afërt me Bashkimin Europian dhe besnikërisë ndaj ish-sundimtares së saj, Moskës.

Dodon, 45 vjeç, humbi përballë Sandu që në raundin e parë të votimeve.

Si presidenti, Dodon i ishte drejtuar Rusisë për mbështetje pasi Moldavia, një nga vendet më të varfra të Europës, ka qenë pranë kolapsit ekonomik vitet e fundit.

Sandu, 48 vjeçe, shërbeu si kryeministre për disa muaj gjatë mandatit të parë të Dodon para se të rrëzohej në një votë mosbesimi.

Ajo paraqiti integrimin e mëtejshëm me BE si një mënyrë për të dalë nga kriza ekonomike.  /os/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.