Mjekimi në shtëpi nga COVID/ Manastirliu: Rimbursim 100% i paketës bazë për trajtimin ambulator në banesë

TIRANË, 16 Nëntor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaron se do të mbështetet financiarisht rimbursimi 100% i paketës bazë për trajtimin ambulator në banesë, sipas protokolleve të miratuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Manastirliu thekson se qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion 1.2 miliardë lekë për 2 skema të mjekimit falas në familje për të prekurit nga koronavirusi.

Skema 1 e trajtimit përfshin format e lehta të prekjes nga infeksioni, ndërsa skema 2 përfshin format e moderuara të prekjes nga infeksioni i shkaktuar nga Sars-Cov 2.

Qytetarëve u bëhet apel që të mos dëmtojnë shëndetin dhe buxhetin e tyre me receta WhatsApp-i, por të lidhen me mjekun e tyre familjes. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.