Buxheti 2021, më i madh historik për shëndetësinë/ Nga rritja 40% e pagave për mjekët te fuqizimi i kapaciteteve spitalore

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Me një rritje prej 23% buxheti i vitit 2021 është buxheti më i madh historik për sektorin e shëndetësisë.

Kështu u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se, “ky buxhet garanton rritje pagash me 40% për mjekët dhe infermierët,  rimbursim të paketës bazë ambulatore dhe mbulesë financiare për vaksinën falas”.

Manastirliu tha se ky buxhet siguron mbështetje për rritjen e kapaciteteve të testimit dhe gjurmimit, si dhe fuqizimin e kapaciteteve spitalore, përmes investimeve të reja.

/a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.