RIAD – G20 miraton kornizën e ristrukturimit të borxhit të vendeve të varfra

RIAD, 13 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministrat e Financave të Grupit të 20 ekonomive kryesore (G20) kanë miratuar zyrtarisht një kornizë që synon adresimin e borxhit të vendeve në zhvillim sipas një qasjeje rastësore, njoftuan sot ata në një deklaratë.

Ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore patën rënë dakord fillimisht mbi “Kuadrin e Përbashkët” muajin e kaluar, kur arritën, gjithashtu, një marrëveshje për zgjatjen e lehtësimit të borxhit të vendeve me të ardhura të ulëta, të goditura nga pasojat e pandemisë së COVID-19, deri në qershor 2021.

“Kuadri synon të lehtësojë trajtimin në kohë dhe të rregullt të borxhit përtej periudhës së dakorduar të lehtësimit”, thanë ata.

Deklarata tha se korniza u miratua, gjithashtu, nga Klubi i Parisit, i përbërë nga 22 kombe kreditore./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.