SHBA – Pompeo tur vizitash pavarësisht zgjedhjeve presidenciale

UASHINGTON, 11 nëntor /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo njoftoi një tur vizitash në shtatë vende aleate në Europë, Kaukaz dhe Lindjen e Mesme.

Pompeo ka në plan të vizitojë Francën, Turqinë, Gjeorgjinë, Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe Arabinë Saudite.

Ai do të takohet me një numër aleatësh që e kanë njohur të gjithë Joe Biden si president të zgjedhur, pavarësisht se presidenti Donald Trump nuk pranoi të pranojë fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Turi, i cili fillon të premten dhe përfundon më 23 nëntor, do të nisë nga Parisi, ku Pompeo do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili e uroi Biden për fitoren.

Pompeo më pas do të udhëtojë në Turqi dhe Gjeorgji përpara se të shkojë në Lindjen e Mesme, ku aleatët kryesorë të SHBA-së, Izraeli, Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u rreshtuan të gjithë kundër Trump në njohjen e Biden si fituesin e zgjedhjeve të javës së kaluar./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.