Të martën paraqitja e parë e Kadri Veselit në Speciale

PRISHTINË, 6 nëntor /ATSH/ Të martën e 10 nëntorit në orën 15:00 do të mbahet paraqitja e parë e Kadri Veselit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Paraqitja e parë e Kadri Veselit do të mbahet në seancë publike.

“Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij”, thuhet në komunikatën për media.

Paraqitja e parë mund të përcillet përmes transmetimit në internet me një vonesë të shkurtër. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.